Site icon Telegrafi

Rrezikoi jetën e partneres gjatë një performance në “Dance With Me”, Valon Shehu: Nuk isha në formën më të mirë, ndoshta edhe për shkak të alkoolit

Javën e kaluar në spektaklin “Dance With Me” ndodhi një incident gjatë performancës së këngëtarit Valon Shehu me partneren e tij, Marjanën.

Artisti nga Gjakova la pa fjalë të gjithë, posaçërisht ata që dalluan një moment të sikletshëm në skenë i cili ishte dhe po aq i rrezikshëm.

Teksa humbi baraspeshën gjatë performancës, autori i këngës “Një ditë” rrezikoi edhe jetën e balerinës që po ashtu u shpreh e frikësuar për atë që ndodhi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Rrezikova të thyeja shtyllën kurrizore. Në atë moment thjesht mendova që rashë. Do të ishte shumë fatale për mua, nuk dua ta mendoj”, theksoi balerina.

Lexo po ashtu Valon Shehu tregon se ka qenë përdorues i steroideve: Kur i merrja, bëja marrëdhënie dy-tri herë në ditë

Ky moment e trembi edhe jurinë e “Dance With Me”, e për këtë balerini Ilir Shaqiri vlerësoi se Valoni ishte “partner i mirë, por i rrezikshëm”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ndodhi se nuk isha në formën më të mirë timen. Ndoshta edhe alkooli pak që kam pirë një gotë dy. Mendoj se ka qenë moskorrektësia ime”, ka thënë Shehu.

Valoni në anën tjetër tha që në vazhdim do të jetë më i kujdesshëm, për të mos krijuar situata të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version