Telegrafi

Rrezikoi jetën duke luajtur golf, pranë shkëmbit që sapo është shembur (Foto)

James Loveridge ka rrezikuar shumë, derisa së bashku me miqtë e tij ka luajtur golf në një terren në Dorset të Anglisë.

Loveridge ka shkuar shumë afër një pjese të terrnit sportiv, e cila është shembur para pak ditësh, transmeton Telegrafi.

Golf në hapësirën që ka rrezik të shembet

Pamjet që janë bërë nga droni, e tregojnë atë afër masivit nga i cili bien sasi të mëdha dheu, që ka rrezik të vazhdojë edhe më tutje.

Shikuesit e fotografive e kanë kritikuar ashpër, duke e konsideruar si kokëfortë.

“Nuk i bëhet vonë që lë prapa familjen dhe njerëzit që e duan, veprim i tepruar për një lojë koti” është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/