Telegrafi

Rrezikohet “Trepça”

Po bëhen më shumë se dy javë qëkur i tërë kompleksi i minierave të “Trepçës” është jashtë prodhimit, për shkak të mungesës së licencës për operim.

Por, mosfunksionimi i tyre sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në vend do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

Fisnik Korenica, nga Klubi Për “Studime Juridike dhe Politike” ka thënë për “Zërin” se mungesa e licencimit të mineraleve për tërë kombinatin “Trepça” do të ketë pasoja të madha në veprimtarinë e saj ekonomike.

“Natyrisht se mungesa e një licence, të bërë kombinatit ‘Trepça’, është e dëmshme për veprimtarinë e saj ekonomike, por edhe për marrëdhëniet që ajo ka me partnerët e saj vizitorë dhe në këtë formë realisht ‘Trepça’ behet një ndërmarrje joserioze, ku edhe ajo i shet mineralet e saj” ka thënë ai. /Telegrafi/