Telegrafi

Rrezikohet TEC-i i Vlorës

Këta të fundit hezituan të ndërprisnin financimin, por u deshën provat me pamjet filmike të palombarëve që vërtetonin çarjen e tubit, që mundëson lëvizjen e ujit për ftohje.

Pas lajmit të publikuar pak ditë më parë në media, të cilat zbuluan letrën që drejtori i përgjithshëm i KESH-it, i dërgon ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ku i vë në dijeni për situatën e krijuar.

I shqetësuar për dëmin e krijuar, drejtori i ri i KESH-it, Engjëll Zeqo, kërkon nga dy ministrat që të ndërpriten menjëherë testimet dhe të ndalet financimi për kompaninë italiane.

Në letër thuhej se dëmtimi i tubit rrezikon ujërat e detit Jon, pasi në të shkarkohen mbetjet e TEC-it. /tch/telegrafi/