Skuadra e njohur gjermane, Koln ka njoftuar se tre anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.
Koln u kthye në stërvitje më 6 prill së bashku me disa klube të tjera gjermane, duke e bërë këtë në grupe të vogla dhe me masa higjiene të zbatuara në mënyrë që të kufizojë përhapjen e COVID-19.
Sidoqoftë, ata lëshuan një deklaratë të premten në mbrëmje duke konfirmuar se kishin tre teste pozitive në klub.
Treshja që mbesin anonim nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë dhe tani do të shkojnë në izolim për dy javë, duke kaluar më shumë teste ndërkohë.
Përkundër kësaj, Koln ka thënë se trajnimi në grup ‘mund të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar’, pasi ka mbështetje të plotë nga Tim Meyer – drejtues i grupit të punës për coronavirusin në Bundesliga.
After testing positive for the #coronavirus, three people at #effzeh are now in quarantine. The group training can continue as planned. All infos 👇 https://t.co/gu4iqJrCNR
— 1. FC Cologne (@fckoeln_en) May 1, 2020
“Tani ne shohim në jetën e përditshme që koncepti ynë njeh dhe zvogëlon rreziqet në një fazë të hershme”, ka thënë fillimisht Mayer.
“Do të jemi gjithmonë në kontakt të ngushtë me autoritetet përgjegjëse shëndetësore dhe ekspertët mjekësorë”.
“Jemi të bindur që me konceptin tonë, mund t’u mundësojmë lojtarëve të ushtrojnë profesionin e tyre me mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër infeksionit”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/