Telegrafi

Rrezikohet paraqitja e lojtarit më të mirë të Francës në ndeshjen kundër Shqipërisë

Të mërkurën do të ndeshjen Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Francës në kuadër të Grupit A të Kampionatit Evropian 2016.

Që tani është filluar të flitet për formacionet e mundshme dhe për përballjet mes lojtarëve.

Por, një lajm i rëndësishëm ka dal nga gazetari francez, David Crossan, i cili është shumë i afërt me Kombëtaren e Francës.

Ai ka zbuluar se Paul Pogba nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme (e diel), duke lënë shumë dyshime për një lëndim të mundshëm. /Telegrafi/