Site icon Telegrafi

Rrezikohet marrëveshja e Elon Musk për blerjen e Twitter

Marrëveshja e Elon Musk për blerjen e rrjetit social Twitter është në një rrezik serioz, thonë tre njerëz të afërt me çështjen, pasi që nga tabori i Musk ranë në përfundim se shifrat e Twitter mbi llogaritë e rreme nuk janë saktë të verifikuara.

Ekipi i Musk ka ndaluar së angazhuari në disa diskutime të caktuara rreth financimit të marrëveshjes për shitje në vlerë prej rreth 44 miliard dollarësh, duke përfshirë këtu edhe një palë që u quajt si një mbështetës potencial i marrëveshjes, bëri të ditur njëri nga burimet.

Për shkak të ndjeshmërisë të diskutimeve të vazhdueshme, këto burime folën mbi rastin në kushte anonimiteti, përcjell Telegrafi.

Intensiteti i bisedave me investitorët është ulur gjatë javëve të fundit pasi që ekipi i miliarderi ka ngritur dyshime në lidhje me të dhënat e fundit, të cilat shiten tek klientët e korporatave, e të cilat ata i morën nga Twitter.

Dyshimet e ekipit të afro-amerikanit në lidhje me shifrat e llogarive të rreme sinjalizojnë se ata nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar perspektivat e Twitter si biznes, deklaruan burimet e Washington Post.

Tani pasi që ekipi i 51-vjeçarit deklaruan se nuk mund të verifikojnë shifrat e Twitter mbi këto llogari, njëri nga burimet tha se pritet që të ndërmerren veprime potenciale drastike.

Nga burimet gjithashtu deklaruan se një ndryshim në këtë drejtim pritet që të ndodhë së shpejti nga ekipi i Musk, edhe pse ata nuk thanë se cili është ndryshimi që do të bëhet. /Telegrafi/

Exit mobile version