”Myku nuk po shpërndahet tutje”, ka thënë monsinjor Marco Navoni, historian në bibliotekën Ambrosiani, në të cilën ruhen këto dokumente të çmuara.
”Kërkojmë sponsorë të cilët do të paguanin analizën e nevojshme për të përcaktuar terapinë, e më pas edhe trajtimin. Do të jetë shumë shtrenjtë”, ka thënë Navoni.
Codex në 1.200 faqe përmban përmbledhje të vizatimeve dhe shënimeve të cilat mjeshtri i ka punuar nga viti 1478 deri më 1519, dhe kanë të bëjnë me tema të ndryshme – që nga mekanizmat fluturues deri tek armët, matematika e botanika.
Përmbledhja ruhet në bodrumin e bibliotekës Ambrosiane, në të cilin lagështia dhe temperatura vazhdimisht kontrollohen.