A mund të jenë presidenti në ardhje Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deputeti Azem Syla dhe Xhavit Haliti në listën e të dyshuarve nga Gjykata Speciale?
Përgjigje të njëjtë në këtë pyetje të drejtuar nga Dardan Gashi në emision “Republika” nuk kanë dhënë gazetari Vehbi Kajtazi dhe avokati Arianit Koci.
“Unë pres që zoti Thaçi, Veseli, Syla dhe Haliti të jenë të akuzuarit e Gjykatës Speciale”, tha gazetari Kajtazi.
Por, avokati Koci, tha se asnjëri nga tre të apostrofuarit nuk do të procedohen, sepse këtu duhet të vërtetohet përgjegjësia komanduese.
Mirëpo, Koci dhe Kajtazi thonë se të gjitha rastet që janë gjykuar njëherë qoftë nga gjykatat vendore, ose Tribunali i Hagës, nuk do të mund të rigjykohen.