Telegrafi

Rrezikohen 300 milionë

Pas rritjes se pagave, ka qenë fillimisht Fondi Monetar Ndërkombëtar që e ka ndalur këstin e dytë të kredisë, që është dashur t’i dalë në konto Qeverisë më 31 mars të këtij viti. Sipas marrëveshjes, është dashur të dalin 40 milionë euro, shkruan Express.

Për njohësit e ekonomisë, marrëveshja me FMN-në mund të konsiderohet edhe e prishur në tërësi, pasi ka pak gjasa që Bordi i FMN-së, i cili mblidhet në mes të vitit, ta ripërtërijë atë.

Veç kredisë së FMN-së rrezikohen seriozisht edhe fondet prej 210 milionë eurove të premtuara nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore. Prej tyre, 160 milionë euro nga Komisioni dhe 60 milionë nga BB-ja.

Nga Ministria e Financave, shkruan kjo gazetë, pranojnë se me FMN-në nuk kanë arritur të pajtohen sa i përket rritjes së pagave. /Telegrafi/