Telegrafi

Rrezikohen 213 mln euro

Për t`i përfituar këto para, Qeveria e Kosovës duhet t’iu përmbahet rekomandimeve të Fondit për reforma në administratën publike dhe të përmirësoj politikat makroekonomike.
Megjithatë, ndërkombëtarët nuk janë të kënaqur me këto dy pika, edhe pse i kishin dhënë rekomandimet qysh nëntorin e vitit të kaluar në raportin e progresit. Kjo u dëshmua edhe në mbledhjen e Forumit të Nivelit të Lartë, ku drejtori operativ i Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, shumë direkt i rikujtoi Qeverisë së Kosovës së rrezikon t’i humb seriozisht donacionet e premtuara në Konferencën e donatorëve nëse nuk bënë marrëveshje me Fondin Monetar për reforma.

Programet financiare të institucioneve financiare, siç është FMN-ja, parashohin reagimin e një vendi ndaj politikave financiare konform disa rregullave ndërkombëtarë. Këto rregulla synojnë të sigurojnë qëndrueshmërinë buxhetore, pra parandalojnë zhytjen e vendeve në kriza të thella ekonomike apo në zhytje të deficiteve.