Telegrafi

Rrezik ndarja e BE-së në vende të Eurozonës dhe vendet jashtë saj

Gjermania nuk i dikton askujt asgjë, tha kancelarja për gazetën "Bild", duke iu referuar diskutimit për krijimin e titujve financiarë të përbashkët evropianë. Ish kryeministri belg Guy Verhofstadt, i bëri thirrje kancelares të japë në samitin në Bruksel një sinjal të qartë për më shumë frymë evropiane.

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi ndaj rrezikut të përçarjes në Evropë. Ndarja e BE-së në vende të Eurozonës dhe "vendet jashtë", po bëhen gjithnjë e më e mprehtë, tha Tusk.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së mblidhen këtë të enjte në Bruksel në një samit dyditor, për të diskutuar masat për një sigurim më të mirë të euros nga krizat. /Telegrafi/