Filmi “Rreze” me regji të Lorena Sopit, i realizuar sipas një flete të ditarit të Rreze Abdullahut, mbrëmë ka fituar çmimin “Filmi më i mirë i luftës” në festivalin Movie Screen Pro Film Festival, në Los Angjelos të SHBA-ve.
Gjatë këtij muaj dhe gjatë muajit në vijim, filmi “Rreze” do të shfaqet në programet zyrtare të: Goa Short Film Festival – Goa, Indi; ASA Humanitarian Film Festival – Weimar, Gjermani; Corto e a Capo Film Festival – Venticano, Itali; Sose International Film Festival – Yerevan, Armeni; Roma Independent Film Festival – Roma, Itali; Festival Film International Signes de Nuit – Paris, Francë etj.
Në rolet kryesore në film luajnë: Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi. Në rolet tjera paraqiten: Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi, Uran Duli… /Telegrafi/