Site icon Telegrafi

Rrezatimi ultravjollcë nuk ndihmon në zhdukjen e coronavirusit

Rrezatimi që përdor dritën ultravjollcë për të vrarë mikrobet mund të inaktivizojnë coronavirusin, por ato nuk janë të sigurta dhe nuk është e qartë se janë efikase, njoftoi Agjencia Ushqimore dhe e Barnave të SHBA-ve.

FDA tha se gjatësia e valëve ultravjollcë-C (UVC) është më e mirë se drita UVA dhe UVB në shkatërrimin e viruseve, por llambat UVC janë të kufizuara, raporton CNN.

“Efektiviteti i llambave UVC në paralizimin e virusit SARS-CoV-2 është i panjohur sepse ka të dhëna të kufizuara në lidhje me gjatësinë e valës, dozën dhe kohëzgjatjen e rrezatimit UVC që kërkohet për të zhdukur virusin SARS-CoV-2”, njoftoi FDA duke thënë se llambat funksionojnë vetëm në rrethana të kufizuara, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme të pranohet që, përgjithësisht, UVC nuk mund të aktivizojë një virus ose bakter nëse nuk ekspozohet drejtpërdrejt në UVC. Me fjalë të tjera, virusi ose bakteri nuk do të deaktivizohet nëse është i mbuluar nga pluhuri”, shkruan më tutje FDA.

Ka një shpërthim të produkteve që ofrohen për të luftuar coronavirusin, duke përfshirë edhe llambat mikrobvrasëse. Organizata Botërore e Shëndetit është kundër përdorimit të tyre për dezinfektimin e lëkurës së njeriut, përfshirë duart.

Lexo po ashtu Edhe një test i ri për zbulimin e virusit COVID-19

“Përveç kësaj, disa llamba UVC gjenerojnë ozon, i cili mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes. Disa llamba UVC përmbajnë merkur. Për shkak se merkuri është toksik edhe në sasi të vogla, nevojitet kujdes ekstrem në pastrimin e llambë”, shtoi FDA. /Telegrafi/

Exit mobile version