Site icon Telegrafi

Rrezarta dhe “Metamorfoza” e saj për ndryshimin e fizikut, sfida më e re e Suzanës

Emisioni “Metamorfoza” ka sjellë për shikuesit episodin e 23-të. Ndryshe nga herët tjera, kur përbrenda një episodi prezantohej metamorfoza e personazhit pjesëmarrës, moderatorja e emisionit Suzana Mushkolaj, bëri me dije që në fillim se misioni me personazhin e ri nuk dihet se sa do të zgjasë.

E protagonistja e kësaj maratone do të jetë një grua e quajtur Rrezarta, e cila ka shprehur dëshirën që përmes emisionit “Metamorfoza” të eliminojë kilogramët e tepërt.

Fillimisht, Suzana e drejtoi protagonisten e emisionit drejt një tavoline me ushqime, duke e këshilluar rreth ushqimeve që duhet t’i shmanget, në qoftë se dëshiron dobësimin.

Rrezarta tregoi se mbipeshën e fitoi pas shtatzënisë së dytë, pasi është nënë e dy fëmijëve dhe fëmija i saj i dytë është vetëm një vjeç.

Pas konsultimit me ushqimet, radha erdhi për ushtrimet në palestër, ku asaj iu ofrua edhe një trajner personal nga qendra e fitnesit, “Five Star”.

E shoqëruar nga moderatorja e emisionit, e cila gjithashtu gëzon linja të përkryera trupore dhe është mjaft e apasionuar pas palestrës, i dha ndihmën e duhur Rrezartës për të filluar ushtrimet.

Fundi i episodit i gjen dy personazhet në një supermarket, ku së bashku ato bëjnë zgjedhjen e ushqimeve të duhura për të ndihmuar në procesin e dobësimit, kryesisht pemë dhe perime, dhe ushqimet e tjera pa yndyrë.

Episodet e radhës do të tregojnë më së miri se sa do t’ia dalë Rrezarta të arrijë “Metamorfozën” e saj.

Exit mobile version