Telegrafi

I rrethuar me policë rusë, 18-vjeçari tenton të arratiset nga tavani i gjykatës

Një i ri i akuzuar për vrasjen e motrës me “urdhër të Satanit”, pati guximin të tentojë të ikë nga salla e gjyqit, duke u ngjitur në tavan përmes kutisë së xhamit brenda të cilës ishte futur nga gardianët.

Leonid Greyser, 18-vjeç është ngjitur në tavan, në momentin që u fut në kutinë e xhamit për seancën gjyqësore në Shcherbinsky të Moskës, transmeton Telegrafi.

Por, askush nuk priti që ai do të merrte guximin të tentojë të arratiset, kështu policët fillimisht e vëzhguan duke menduar se nuk do të mund të ngjitet, por pasi e kuptuan se po ia arrin qëllimit iu vërsulen, duke e goditur me shufra derisa e detyruan të zbret në tokë.

Në video shihet Greyser pa pranga në duar duke tentuar të arratiset, ku pas intervenimit të policisë dhe gardianëve, vazhdoi procesi gjyqësor ndaj të riut që akuzohet për vrasjen e motrës.

Mediat ruse raportojnë se ai ka pranuar sa ka vrarë motrën e tij 21-vjeçe Ariada Korol. Trupi i saj i pajetë që ishte zhveshur është gjetur nga policia, ku sipas ekspertëve ajo nuk i kishte mbijetuar therjeve me thikë dhe disa “ritualeve të çuditshme”. /Telegrafi/