Në vend që të përmirësojnë sigurinë në trafik, disa rrethrrotullime paraqesin një rrezik real për shoferët.
Historia e aksidenteve të trafikut na tregon se rrethrrotullimet janë më të sigurta se kryqëzimet klasike, por jo gjithmonë duhet të jetë kështu.
Rrethrrotullimet nuk janë të zakonshme në SHBA, dhe ky shembull tregon pse.
Gjegjësisht, rrethrrotullimi në Milwaukee është një magnet i vërtetë për aksidentet e trafikut, dhe një kanal në YouTube i publikon ato me këmbëngulje.
Deri në 23 aksidente kanë ndodhur për 4 muaj.
Video e fundit e publikuar në YouYube nga ky rrethrrotullim, tregon kur shoferi i afrohet rrethrrotullimit me një shpejtësi shumë të madhe, kështu që një aksident ishte i pashmangshëm dhe një goditje në bordurë e ktheu rrethrrotullimin në një platformë nisëse për veturën. /Telegrafi/