Policia e Shtetit ka nisur një aksion për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes në Qafë- Kashar.
Mësohet se FNSH dhe RENEA kanë nisur një aksion masiv nga toka dhe ajri në Vorë dhe Prezë. Burime të Panorama thanë se mund të jenë lolalizuar 2 prej autorëve të dyshuar.
Raportohet se tashmë aksioni eshtë përqendruar në një pallat në zonën e Vorës, pasi dyshohet se autorët kanë qenë më parë në atë pallat.
Në aksion forcat e FNSH me autoblinda, teksa në zonë ndodhet edhe Ardian Çipa.
Mësohet se do të kontrollohen kamerat e sigurisë së kompleksit të pallateve.
Si u filmuan nga kamerat e sigurisë
Makina që transportonte paratë e bankës drejt Rinasit u grabit disa ditë më parë në Qafë Kashar. Dyshohet se në grabitje kanë marrë pjesë 6 persona, të cilët pasi grabitën paratë dogjën dy makina dhe u larguan me mjete të tjera.
Aktualisht për ngjarjen janë arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi shoqërues i parave të një kompanie private sigurimi dhe drejtori teknik i saj. Po kështu mbahet në qeli edhe një i dyshuar si bashkëpunëtor i grabitësve.
Sakaq, raportohet se grabitësit e 3.2 milionë eurove përdoren një makinë tip “Voklswagen Golf” për t’u larguar nga vendi ku dogjën dy fuoristradat.
Burime te rezervuara nga grupi hetimor bënë me dije për Televizionin Klan se mjeti është pare nga disa dëshmitare okularë dhe është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë se disa bizneseve.
Sapo ka lënë rrugën e fshatit Berxull, ai është futur në autostradë ku edhe është fiksuar nga kamerat.
Në këtë makinë grabitësit kanë futur edhe 8 thasët me 3.2 milionë eurot që grabiten nga dy makina e blinduar e shoqërisë se sigurisë fizike, “Jaguar”.
Gjatë kësaj kohe makina është shkëmbyer dhe me një patrullë të policisë, e cila ka njoftuar sallën operative, për shkak se ajo lëvizte me shumë shpejtësi.
Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është parë që makina ka ndjekur autostradën deri në Vorë. Me tej ajo nuk shfaqet në kamerat e bizneseve përgjatë autostradës.
Hetuesit dyshojnë se grabitësit kanë dalë në Vorë dhe mund të jenë fshehur në këtë zonë, ose mund të këtë marrë rrugën për në Fushë – Krujë.
Edhe ky mjet dyshohet të jete i vjedhur. Ekspertët e policisë shkencore po përpunojnë materialet filmike të kamerave sigurisë, në përpjekje për të identifikuar personat që duken brenda makinës.