Rrethi i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i përbërë nga shokët dhe të afërmit e tij, kontrollojnë një pasuri prej 24 miliardë dollarësh.
Raporti me titull, Putini dhe të Autorizuarit, i publikuar dje, thotë se rrethi i ngushtë i Putinit i përbërë nga “familjarë, shokë të vjetër dhe shokë që u bënë anëtarë të familjes”, dhe bizneset e tyre fitimprurëse ose janë nga sektori i naftës dhe vajit, të kontrolluara nga shteti, ose të lidhura me kompanitë shtetërore.
Raporti që liston anëtarët më të pasur të rrethit të ngushtë të Putinit, është një përpjekje e Organizatës për raportimin e Krimeve dhe Korrupsionit (OCCRP), një platformë ndërkombëtare për gazetarinë hulumtuese e përbërë nga qendra jofitimprurëse, gazetarë, organizata mediatike dhe gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta. /rel/