Hulumtuesja e rrathëve në grurë Lucy Pringle fotografoi rrethin nga helikopteri pas paraqitjes së tij në të shtunën orët e hershme të mëngjesit. Ajo thotë se secila njësi është pjesë e elementeve të një formule matematikore të matematikanit të njohur zviceran, i cili jetoi në shekullin e XVIII, Leonhard Euler.
Mostrat e vijave dhe hapësirave në secilën linjë, të cilat mblidhen në qendër të rrethit, sipas mendimit të ekspertit, janë pjesë e kodit binar për shkronjat e alfabetit, e cila paraqitet në formulën matematikore të njohur po ashtu edhe me emrin “Identiteti Euler”.
Ky rreth është i fundit në serinë e rretheve matematike në fushat e Britanisë së Madhe. Para dy vitesh në një fushë të Wiltsherieit u paraqit një porosi e koduar, e cila përfaqësonte dhjetë decimalet e para të numrit pi.
“Ky është njëri prej ekuacioneve më të komplikuara që qeniet njerëzore kanë zbuluar në 2000 vitet e fundit dhe ne mendojmë se ky rreth në fushën me grurë është një lloj përkthimi vizual,” tha Lucy Pringle. /Telegrafi/