Lowri Jones nga Wales, që ia kishte bërë të bijës Celyn bishtalecin me një rreth, ka mbetur e befasuar kur flokët e saj nisën të merrnin ngjyrë të kaltër.
Pasi katërvjeçarja doli prej pishinës, flokët e saj të bardhë nuk dukeshin më si më parë dhe të gjithë ishin mbledhur për t’ia shikuar, transmeton Telegrafi.
“Mendova se uji është i papastër dhe ka ndikuar që t’i ndryshohet nuanca, por kjo i ndodhi vetëm të bijës sime” ka thënë Jones.
Fajin për këtë ngjyrë, ajo ia ka lënë rrethit të gomës, të cilin e kishte blerë për një euro në super-market.
Në anën tjetër, vogëlushes iu është shlyer ngjyra në masë të madhe, por ende e ka të dukshme atë pjesë. /Telegrafi/