Telegrafi

Rreth specifikave të Galaxy S III

Në të vërtetë, sipas (gjoja) materialeve interne të Samsungut, Galaxy S III i cili vjen vitin e ardhshëm, do të ketë harduer goxha të avancuar.

Përmendet ekrani Super AMOLED Plus HD 4.6-inçësh me rezolucionin prej 1,280 x 720 piksel. Procesori pritet të jetë dybërthamëshi Exynos me takt pune prej 1.8 GHz, 2 GH RAM dhe kamera e pasme me rezolucion prej 12 megapiksel.

Samsung momentalisht është i zënë me paraqitjen e Nexus Prime, e më shumë informata rreth Galaxy S III sipas të gjitha gjasave do të kuptojmë deri në muajin shkurt kur në Barcelonë mbahet Mobile World Congress. /Telegrafi/