Kërkojnë me u shkëputë nga “berishizmi”. Berishizmi është pak a shumë periudha me protagonist Berishën.
Mos duan të thonë:
– Me u shkëputë nga NATO? Anëtarësimi në NATO u bë me Berishën kryeministër;
– Me u shkëputë nga e vizita e presidentit amerikan në Shqipëri? Presidenti Bush erdhi në Tiranë kur Berisha ishte kryeministër;
– Me u shkëputë nga pavarësia e Kosovës? Deklaratën “Kosova do të bëhet e pavarur!”, presidenti Bush e bëri në krah të Berishës kryeministër;
– Me u shkëputë nga lëvizja e lirë? Ëndrra e shqiptarëve me dalë lirisht nëpër Evropë u përmbush me Berishën kryeministër;
– Me u shkëputë nga rrugët dhe infrastruktura bashkëkohore e vendit? Tuneli i Thirrës, tuneli i Qafës së Kërrabës, Rruga e Kombit, mijëra kilometra rrjet rrugor i asfaltuar u jetësuan me Berishën kryeministër;
– Me u shkëputë nga dyfishimi i rrogave e i pensioneve? Me 2006 një mësues paguhej me 23-25 mijë lekë në muaj, më 2013 paguhej me 53-55 mijë lekë në muaj.
Ka “berishizëm” jashtë këtyre?
Sa për ata që shpallin se PD-së i duhet një kryetar kaq vjeç, dhe përcaktojnë saktësisht sa vjeç duhet të jetë, kjo të kujton letrat nëpër qelqet e kafeneve: “Kërkojmë kameriere me eksperiencë, të moshës 25-35 vjeç”.