Telegrafi

Rreth- rrotullimi në Prishtinë do të përfundojë në 2011

Ndërtimin e këtij rreth-rrotullimi, ministri Limaj e ka quajtur projekt gjigant, pasi që pas realizimit të këtij projekti, do të bëhet e mundur që përmes tij brenda 24 orëve, do të kenë mundësi të kalojnë 120 mijë automjete.

“Dinamika e punimeve për rreth-rrotullimin, do të zgjasë një vit e gjysmë pune apo ky projekt do të jetë i përfunduar në vitin 2011”.

Gjatë ditës së sotme, ministri Limaj, gjithashtu i vizitoi edhe punimet për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës M2, përkatësisht Prishtinë-Mitrovicë.

Me këtë rast ministri Limaj ka theksuar se punimet të standardeve evropiane janë duke vazhduar edhe në ndërtimin dhe zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, apo rruga M2 si e quajmë ne e cila do të ndërlidhë këtë pjesë me qytetin, si dhe do të krijoj siguri për qytetarët.

“Përveç ndërtimit të rrugës, saj në këtë pjesë janë duke u ndërtuar edhe disa nënkalime për banorët të cilët kanë qenë të izoluar. Në kuadër të këtyre punimeve janë duke vazhduar instalimet nëntokësore: interneti, lidhjet telefonike, ato të rrymës”.

Limaj po ashtu premtoj se punimet në segmentin Prishtinë-Shabaj, do të përfundojnë me një gusht të këtij viti, ndërkohë që punimet pritet të vazhdojnë po këtë vit deri në Milloshevë për të vazhduar më vonë në drejtim të Mitrovicës. /Telegrafi/