Një hotel në Ishujt Cannary është mbyllur pasi është regjistruar një pacient i prekur me coronavirus, shkruan e përditshmja spanjolle El Pais.
Zyrtarët shëndetësorë në Spanjë nuk kanë mundur menjëherë të konfirmojnë mbylljen e hotelit, por kanë pranuar se qindra turistë dhe punonjës të hotelit i janë nënshtruar testeve të virusit.
Mediat spanjolle raportojnë se brenda hotelit ishin afro njëmijë persona, transmeton Telegrafi.
“Jemi duke i kontrolluar personat që kanë qenë në kontakt me pacientin përfshirë edhe punonjësit e hotelit”, ka deklaruar zëdhënësi i departamentit për shëndetësi në ishujt Cannary të Spanjës.
Bëhet fjalë për një mjek italian që kishte shkuar për pushime në Tenerife. /Telegrafi/