Site icon Telegrafi

Rreth gjysma e vdekjeve nga COVID-19 në Evropë janë nga shtëpitë e kujdesit

Rreth gjysma e vdekjeve nga COVID-19 po ndodhin në shtëpitë e përkujdesjes, në bazë të të dhënave nga disa vende evropiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shifrat nga pesë vende evropiane sugjerojnë që pacientët në shtëpitë e kujdesit janë llogaritur midis 42 dhe 57 për qind të të gjitha vdekjeve të lidhura me COVID-19.

Këto studime janë shtruar përkatësisht në Itali, Spanjë, Francë, Irlandë dhe Belgjikë, nga akademikët  e “London School of Economy”.

Me këtë rast kjo sugjeron që shifrat e përditshme të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë të nënvlerësuara, pasi ato përfshijnë vetëm vdekjet në spitale.

Pothuajse dy milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar nga kjo sëmundje, dhe rreth 120,000 kanë vdekur pasi rezultuan pozitivë me coronavirus.

Ndërkohë në Spanjë, shifrat nga raportimet e mediave treguan se 57 për qind e të gjitha vdekjeve të COVID-19 mund të ishin në shtëpitë e përkujdesjes, ndërsa shifrat zyrtare në Irlandë treguan diku shkallën rreth 54 për qind.

Në Belgjikë të dhënat zyrtare treguan një normë prej 42 për qind, ndërsa në Francë ishte 45 për qind.

Sa i përket Italisë, një studim zyrtar tregoi se 53 për qind e vdekjeve të COVID-19 ishin në shtëpi të kujdesit. /Telegrafi/

Exit mobile version