Për Reutersin ajo sqaroi se në kompani janë të vetëdijshëm se shtyrja e vendimit në lidhje me departamentin PSG po krijon huti në mesin e blerësve. Për shkak të kësaj ajo dëshiron që marrjen e vendimit ta shtyj për fundin e muajit, për ndryshim nga ish CEO Leo Apotheker i cili pati planifikuar për të marrë vendimin në fund të vitit.
Fillimisht, Apotheker pas publikimit të mundësisë së shitjes së PSG-së dëshironte ta merrte vendimin katër muaj më vonë, e ndarja (ndoshta) do të mund të kryhej në periudhën prej 12 deri 18 muajsh. /Telegrafi/