1850 qytetarë të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare në 5 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, trendi i dhënies së shtetësive shqiptare ka qenë në rritje.
Islam Dudaev dhe Zelimhan Abakarov janë dy qytetarët më të rinj shqiptarë, shtetësia e të cilëve është publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare.
Ndonëse në rrethana e kushte që ndryshojnë nga rasti në rast, 1850 të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare në 5 vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, trendi i dhënies së shtetësive shqiptare ka qenë në rritje, duke kulmuar në dy vitet e fundit.
Lehtësimi i procedurave për shtetësinë, si pasojë edhe e ndryshimeve ligjore në shkurtin e këtij viti, ka bërë që numri i kërkesa të pësojë një rritje të lehtë.
Në harkun e muajve janar-maj të këtij viti 249 persona kanë aplikuar për marrjen e shtetësisë shqiptare.
Numri i të huajve që marrin shtetësinë shqiptare pritet të rritet më tej muajt e ardhshëm. Mbërritja e qytetarëve nga Afganistani, por edhe marrja e punëtorëve të huaj nga vende të Lindjes së Mesme apo Afrika pritet të shoqërohet me më shumë shtetësi të dhëna./A2 CNN