Site icon Telegrafi

Rreth botës me biçikletë

“Rrija në kefene, me atlas në njërën dorë dhe me birrë në dorën tjetër, dhe mendoja se sa kohë do t’më duhej t’i përshkoj gjashtë kontinente. Dhe që nga ai moment jam duke e planifikuar këtë udhëtim”, ka shpjeguar mjeku fillin e idesë së tij.

Gjithë këtë rrugë të mundimshme ai planifikon ta bëjë për t’i siguruar paratë e nevojshme për ndërtimin e qendrës mjekësore Merlin – e cila u ofron ndihmë njerëzve nga mbarë bota, që janë viktimë e katastrofave natyrore, luftërave ose epidemive.

Ai tashmë i ka bërë gati të gjitha gjësendet që i nevojiten për këtë rrugë, prej pajisjeve për kamping, deri të mini-lavamani dhe gjëra të tilla. “Ky është një rast jetësor. Njëkohësisht jam i frikësuar për vdekje por edhe i ngazëllyer”, ka thënë Steve, i cili rrugëtimin e tij e fillon të martën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version