Site icon Telegrafi

Rreth 923 mijë vaksinime anti-COVID në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu bën me dije se ditën e sotme janë kryer 10,012 vaksinime.

Ndërkohë nga fillimi fushatës së vaksinimit janë kryer 922,888 vaksinime.

Këtë të enjte Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orë nga 2803 testime te realizuara, kanë rezultuar pozitivë dy qytetarë.

Fatmirësisht edhe ditën e sotme nuk u regjistrua asnjë viktimë nga coronavirusi.

Exit mobile version