Rreth 80,000 iranianë dhe mbështetësit e tyre kanë marshuar në Berlin, ka thënë policia gjermane, në solidaritet me protestat e vazhdueshme në Iran.
Dhe sipas BBC, përcjell Telegrafi, mitingu i së shtunës në kryeqytetin gjerman besohet të ketë qenë më i madhi i mbajtur deri më tani nga diaspora iraniane.
Në vetë Iranin, protestat e shkaktuara nga vdekja e një gruaje të re në paraburgim kanë hyrë në javën e gjashtë.
Mahsa Amini, 22 vjeçe, vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran më 13 shtator, pasi dyshohet se mbante “shaminë e saj shumë të lirë”.
Policia mohoi njoftimet se ajo ishte rrahur me shkop në kokë dhe tha se kishte pësuar një atak në zemër.
Ndërkohë të shtunën u mbajtën tubime në disa kryeqytete botërore, përfshirë Uashingtonin, ku kanë marshuar mijëra njerëz.
Kërkesat e tyre përfshinin më shumë sanksione perëndimore kundër Gardës Revolucionare të fuqishme të Iranit.
Diplomatët iranianë, thanë protestuesit, duhet të dëbohen nga kryeqytetet perëndimore.
“Është befasuese, është e mahnitshme”, tha një protestues për BBC. “Është hera e parë që kaq shumë njerëz në kombin tonë janë të bashkuar pavarësisht nga bindjet e tyre politike para revolucionit dhe pas revolucionit. Unë jam vërtet krenar”. /Telegrafi/