Site icon Telegrafi

Rreth 80 për qind e pacientëve me ventilator në New York po vdesin, disa mjekë po përpiqen të ndalojnë përdorimin e tyre

Ndërsa zyrtarët shëndetësorë në të gjithë botën synojnë të marrin më shumë ventilatorë për të trajtuar pacientët me coronavirus, disa mjekë po largohen nga përdorimi i makinave të frymëmarrjes kur munden.

Arsyeja: Disa spitale kanë raportuar nivele jashtëzakonisht të larta të vdekjes për pacientët me coronavirus në ventilatorë, dhe disa mjekë shqetësohen se makinat mund të dëmtojnë pacientë të caktuar, shkruan Associated Press, përcjell Telegrafi.

Po sipas këtij mediumi, trajtimet në zhvillim nxjerrin në pah faktin që mjekët ende po mësojnë mënyrën më të mirë për të menaxhuar një virus që u shfaq vetëm disa muaj më parë.

Ata janë duke u mbështetur në të dhëna jo domosdoshmërisht të vërteta apo të besueshme, në kohë reale, midis një numri të pacientëve dhe mungesës së furnizimeve bazë.

Ventilatorët mekanikë shtyjnë oksigjenin tek pacientët, mushkëritë e të cilëve po dështojnë.

Përdorimi i makinave përfshin qetësimin e një pacienti dhe ngjitjen e një tubi në fyt.

Vdekjet në pacientë të tillë të sëmurë janë të zakonshme, pa marrë parasysh arsyen për të cilën kanë nevojë për ndihmën e frymëmarrjes.

Në përgjithësi, 40% deri 50% e pacientëve me shqetësime të mëdha të frymëmarrjes vdesin ndërsa janë në ventilatorë, thonë ekspertët.

Por 80% ose më shumë të pacientëve me coronavirus të vendosur në makinat në New York City kanë vdekur, thonë zyrtarët e shtetit dhe të qytetit.

Shkallë më e lartë se normale e e vdekjeve gjithashtu është raportuar diku tjetër në SHBA, ka thënë tha Dr. Albert Rizzo, zyrtari kryesor mjekësor i Shoqatës Amerikane të mushkërive.

Ndërsa sipas AP, raporte të ngjashme kanë dalë nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një raport i SHBA-së e vendos shifrën në 66%. Një studim shumë i vogël në Wuhan, qyteti kinez ku sëmundja u shfaq për herë të parë, vdiqën 86%.

Arsyeja nuk është e qartë. Mund të ketë të bëjë me çfarë forme ishin pacientët përpara se të infektoheshin. Ose mund të lidhet me atë se sa të sëmurë ishin bërë në kohën që ishin futur në makina, thanë disa ekspertë.

Por disa profesionistë të shëndetit kanë pyetur veten nëse ventilatorët në të vërtetë mund t’i bëjnë gjërat më keq në disa pacientë, ndoshta duke provokuar një reagim të dëmshëm të sistemit imunitar.

Ky është spekulim.

Por ekspertët thonë se ventilatorët mund të jenë të dëmshëm për një pacient me kalimin e kohës, pasi oksigjeni me presion të lartë “detyrohet të futet” në mushkëritë e një pacienti.

“Ne e dimë se ventilimi mekanik nuk është beninj”, tha Dr. Eddy Fan, një ekspert për trajtimin e frymëmarrjes në Spitalin e Përgjithshëm të Torontos. “Një nga gjetjet më të rëndësishme në dekadat e fundit është se ventilimi mjekësor mund të përkeqësojë dëmtimin e mushkërive – kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm se si e përdorim atë”.

Rreziqet mund të lehtësohen duke kufizuar sasinë e presionit dhe madhësinë e frymëmarrjeve të “shpërndara” nga makina, tha Fan.

Por disa mjekë thonë se ata po përpiqen t’i mbajnë pacientët larg ventilatorëve, për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të kthehen në teknika të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version