Site icon Telegrafi

Rreth 80 mësues dhe nxënës në Shqipëri, të prekur nga COVID-19

Nxënësit duken më të shkujdesur në oborrin e shkollës ndërsa mesatarisht 40 fëmijë dhe rreth 80 mësues në ditë, në të gjithë Shqipërinë, sipas Ministrisë së Arsimit kanë munguar në mësim në tre javët e para të  vitit të ri shkollor.

Arsyeja është konfirmimi me koronavirus apo shfaqja e shenjave të ngjashme me Covid 19.

Megjithkëtë zëvendësministrja e Arsimit Nina Guga, shprehet se nuk ka pasur mbyllje të shkollave, ndërsa klasat ku janë zbuluar nxënës të infektuar janë izoluar deri në qartësimin e situatës.

“Ka pasur raste dhe tek nxënësit, ku mund të përmend përveç Tiranës dhe Durrësit që janë zonat më të nxehta dhe në rrethe kemi pasur ndonjë rast që ka bërë që të izolohet klasa deri në qartësimin e situatës”, është shprehur ajo.

Tirana, Durrësi, Gjirokastra dhe Bulqiza sipas numrit dy të Arsimit janë qytete ku është konstatuar më shumë  mësues me koronavirus.

Ndërkohë që ata janë  izoluar në shkolla kanë shkuar zëvendësuesit.  Sa i përket arsimtarëve të cilët mësimi me turne i ka detyruar të zhvillojnë orë shtesë zëvendëministrja Guga thotë se janë paguar.

“Ka mësues që mund të bëjnë 2-3 orë ose 7 ore suplementare që është e paguar”, është shprehur ndër të tjera zv.ministrja.

Në varësi të lëndës një mësues sipas ministrisë paguhet shtesë 8 deri në 9 mijë lekë në muaj.  Ndërkohë që për plotësuar mungesat në shkolla pak ditë më parë qeveria miratoi 1 mijë arsimtarë zëvendësues./abcnews.al

Exit mobile version