Site icon Telegrafi

Rreth 8.4 milionë të punësuar në sektorin e kulturës në BE

Ndërmjet viteve 2011 dhe 2016 numri i njerëzve që punojnë në fushën e kulturës u rrit në mënyrë të qëndrueshme, me 549 mijë vende pune apo 7 për qind në vendet e Bashkimit Evropian (BE). Në vitin 2016 janë rreth 8.4 milionë të punësuar në sektorin e kulturës, duke përbërë 3.7 për qind të numrit të përgjithshëm të personave të punësuar në BE, shkruan Telegrafi.

Pothuajse dy milionë nga të punësuarit ishin artistë dhe shkrimtarë, prej të cilëve gati gjysma apo 48 për qind ishin të vetëpunësuar, kjo është një përqindje shumë më e lartë e të vetëpunësuarve sesa ajo e raportuar nga punësimi total prej 15 për qind.

Pothuajse 60 për qind e të punësuarve në kulturë në BE kishin një arsimim të lartë, krahasuar me 34 për qind të totalit të punësimit.

Pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin e kulturës është në Estoni, ndërsa më e ulëta në Rumani.

Në pjesën e shteteve anëtare, pjesa më e madhe e punësimit kulturor u vërejt në Estoni me 5.3 për qind, përpara Luksemburgut me 5.1 për qind dhe Suedisë me 5 për qind. Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët u vërejt në Rumani me 1.6 për qind, pasuar nga Sllovakia me 2.5 për qind dhe Bullgaria me 2.8 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version