Telegrafi

Rreth 79 mijë persona rishtas janë infektuar në SHBA, 41 shtete raportojnë rritje të rasteve me së paku 10 për qind

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar raportin më të ri sa i përket gjendjes me pandeminë.

Shtetet e Bashkuara raportuan 78,981 raste të reja me COVID-19 dhe 994 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

CNN gjithashtu shkruan se 41 shtete amerikane kanë raportuar rritje të rasteve me coronavirus, raporton CNN.

Këto shtete kanë rritje të rasteve për së paku 10 për qind, gjersa në të tjerat kanë shtim më të ulët të të infektuarve.

Ndryshe, 8,856,413 amerikanë deri më tani janë infektuar me COVID-19 dhe të paktën 227,685 kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/