Site icon Telegrafi

Rreth 770 studentë u infektuan me coronavirus në një universitet të Anglisë

Rreth 770 studentë në Univeristetin Northumbria të Anglisë veriore kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, raportoi universiteti.

“Mund ta konfirmojmë se 770 studentë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, prej të cilëve 78 prej tyre kanë shfaqur simptoma”, u shpreh një zëdhënës.

“Këta studentë janë vetë-izoluar. Miqtë e tyre dhe rastet e kontaktit gjithashtu u vetë-izoluan për 14 ditë në përputhje me udhëzimet e qeverisë”, ka thënë ai.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, universiteti thuhet se ka marrë edhe masa të tjera, duke ia siguruar edhe ushqimin studentëve gjatë këtij izolimi.

Rastet nga coronavirusi janë rritur ndjeshëm javëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vetëm të premten vendi raportoi gati 7,000 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 469 mijë, ndërsa rreth 42 mijë persona kanë ndërruar jetë.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version