Site icon Telegrafi

Rreth 7 mijë sirianë e kanë lëshuar qytetin e kontrolluar nga Shteti Islamik

Më shumë se 7,000 qytetarë kanë ikur gjatë javës së kaluar nga zona që kontrollohet nga rebelet e të ashtuquajturit Shteti Islamik, në perëndim të qytetit sirian Rake, njoftuan sot përfaqësues të forcave lokale, të cilat mbështeten nga SHBA-të, në luftën e tyre kundër xhihadistëve, raporton Reuters.

Pretendohet se forcat siriane demokratike, një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë, janë duke u zhvilluar luftime kundër Shtetit Islamik në perimetër prej rreth 40 kilometrave në perëndim të Rakes.

Exit mobile version