Telegrafi

Rreth 65 mijë vaksina kundër COVID-19 do të shpërbëhen në deponinë “Drislla”

Reth 65 mijë vaksina “Pfizer” dhe “AstraZeneca” ju ka skaduar afati dhe duhet të shpërbëhen ose shkatërrohen në deponinë “Drislla” në Shkup.

Nevojitet që Komisioni nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia për Barna “MALMED” të japin nënshkrim dhe të parashtrojnë kërkesë në deponinë “Drislla” për shpërbërjen e tyre.

Deri tani asnjë vaksinë kundër coronavirusit nuk është djegur në deponi, ndërsa drejtori i NP “Drislla”, Jane Micevski u shpreh se deri tani nuk ka marrë kërkesë për shkatërrimin e vaskinave.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinat janë të sigurta, ndërsa atyre që u skadon afati hiqen nga përdorimi dhe më pas nisën procedura për shpërbërjen e tyre në bashkëpunim me MALMED.

“Deri në këtë moment është dhënë urdhër për 65.978 vaksina kundër COVID-19 dhe janë të prodhuesve Pfizer dhe AstraZeneca”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/