Telegrafi

Rreth 600 pjesë municionesh të pa shpërthyera janë shkatërruar në Krivollak

Rreth 600 pjesë municionesh të pa shpërthyera janë shkatërruar në Krivollak, nën organizimin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, së bashku me logjistikën e ministrive për mbrojtje, punë të brendshme dhe shëndetësi, citon Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Drejtorisë, Adnan Xhaferovski për AIM deklaroi se kjo duhet të ndodhë çdo vit në një periudhë të caktuar, që kur do të mblidhen një numër i pjesëve të ngjashme nga më shumë lokacione.

“Bëhet fjalë për municione të pa shpërthyera të kalibrave të ndryshëm, të mbledhura nga territore të ndryshme të shtetit. Ata ekzistojnë nga Lufta e Parë dhe Dytë Botërore. Mund të gjenden gjithkund, por më shumë në Liqenin e Ohrit, një pjesë të rajonit tek Dojrani dhe Demi Kapi, informon Xhaferovski. /Telegrafi/