Telegrafi

Rreth 600 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID.

Që nga fillimi i vaksinimit e deri tani në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milion doza të vaksinës, ndërsa me me dozë të dytë janë vaksinuar rreth 600 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës. Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim, teksa Qeveria synon që deri në fund të vitit mbi 60 për qind e popullatës të vaksinohet kundër COVID-19.

Ndryshe, Ambasada e Britanisë së Madhe dje ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës që janë vaksinuar me dy dozat nuk kanë nevojë të karantinohen kur shkojnë në Angli. /Telegrafi/