Telegrafi

Rreth 55% e votave të numëruara në Skënderaj, Fadil Nura prin bindshëm ndaj Bekim Jasharit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura po prin me vota në Skenderaj, teksa në këtë komunë janë numëruar 54,67% të votave.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:

Fadil Nura (PDK) – 56,64%

Bekim Jashari (Lista e Pavarur) – 39,76%

Sokol Halili (IQS) – 3,60%

Bazuar në të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.

Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në KËTU. /Telegrafi/