Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zbuloi se 486 të punësuar në policinë e Shkupit kanë marrë armë në mënyrë joligjore, ndërsa Prokuroria akoma nuk ka nisur hetim për këtë rast.
Në konferencën e djeshme për punën e qeverisë në 100 ditët e para, Spasovski tha se pas refuzimit të Prokurorisë Themelore të nis hetim, për kët rast nuk mund të fillohet procedurë e re edhe pse janë vërtetuar parregullsi dhe procedura joligjore nga të punësuarit në MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një raport gjithëpërfshirës për dhëniet joligjore të armëve, i cili ka qenë qindra faqe është dorëzuar në Prokurorinë Themelore dhe atje është mbyllur. Është konstatuar se 468 persona vetëm në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkuk kanë marrë armë në mënyrë joligjore. Edhe nëse e mbyllni procedurën njëherë, rregull është se nuk ka procedurë tjetër për të njëjtën vepër”, tha Spasovski./Telegrafi/