Telegrafi

Rreth 50 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal

Rreth 50 persona e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë llogariten të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat monsun në Nepal.

Qendra për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore në Nepal, thotë se 31 persona u mbuluan nga dheu ose i kanë marrë ujërat e rrëmbyeshëm.

Si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitjeve të tokës në Nepal janë bllokuar nëntë autostrada kryesore ndërsa shërbimet kompetente janë në terren.

Sezoni i shirave monsun në Nepal fillon në qershor dhe zgjat deri në shtator.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të cilat zgjasin nga e premtja kanë shkaktuar dëme edhe në pjesët tjera të Azisë Jugore.

Zyrtarët në verilindje të Indisë njoftuan për dhjetëra të vdekur, ndërsa nga fatkeqësia natyrore janë prekur mbi një milion njerëz. /Telegrafi/