Site icon Telegrafi

Rreth 50 milionë euro në një vend – kështu dukej një xhiro e gati 400 supermakinave Lamborghini në një pistë në Angli

Për shumicën e njerëzve që pëlqejnë veturat, të shohësh një Lamborghini në rrugë mund të jetë emocionuese.

Por, imagjinojeni se ishte të shtunën kur gati 400 nga supermakinat italiane zbritën në pistën e garave Silverstone në Northamptonshire të Anglisë, përcjell Telegrafi.

Kjo “sfilatë” u organizua për të festuar 60-vjetorin e markës ikonë dhe vendosi një rekord të ri botëror për numrin më të madh të Lambo-ve në një rrugë në të njëjtën kohë.

Siç thuhet më saktë, numri i përgjithshëm i Lamborghini-ve që kaluan në qarkun Silverstone të shtunën pasdite ishte 382.

Pjesëmarrja spektakolare do të thotë se do të kishte pasur rreth 50 milionë euro supermakina ekzotike që qarkullonin në pistë. /Telegrafi/

Exit mobile version