Shumica e kafiterive në Çarshinë e vogel dhe Çarshin e vjeter, si dhe lokale të ndryshme afariste në Gjakovë, do të mbyllen në shenjë solidarizimi me protestën e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës po kërkohet Drejtësi për aktivistin e VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq javë më parë në burgun e Prizrenit.
“Në këtë listë janë shënuar të gjitha lokalet dhe kafiteritë që vullnetarisht i janë bashkuar marshit që do të organizohet nga Shoqëria Civile në Gjakovë. Ata në formë simbolike do t’i mbyllin lokalet e tyre përgjatë kohës që mbahet marshi, nga ora 13:30 deri në 14:30”, thuhet në një listë të siguruar nga Periskopi.