Site icon Telegrafi

Rreth 50 ankesa dorëzohen në PZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 qershor.

E kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e afatit 24 orësh për parashtrim të ankesave në PZAP nga kandidatët për deputetë, deri tani janë dorëzuar rreth 50 ankesa.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mulë Desku nga PZAP.

“Jemi në grumbullim të ankesave dhe prej momentit në moment po pranojmë ankesa. Deri tash kanë arritur rreth 50 ankesa”, ka thënë Desku.

Ai ka treguar se ankesat më të mëdha janë bërë kryesisht nga koalicionet që kanë qenë në përbërje më të madhe.

Desku ka treguar se ankesat kanë të bëjnë kryesisht me mospërputhje të rezultateve, mungesë të votave etj.

KËTU mund t’i shihni edhe emrat e deputetëve që kanë preshtuar ankesë në PZAP. /Telegrafi/

Exit mobile version