Rreth 400 vullnetarë, djem e vajza, do të marrin pjesë në aksionin e pastrimit të hapësirës më të madhe të gjelbër të Komunës së Gjakovës, në parkun Shkugëza.
Në prag të Ditës së Tokës, Komuna e Gjakovës dhe organizatat partnere kanë ftuar qytetarët që të tregojnë vullnetin për ta bërë Gjakovën një qytet më të pastër duke marrë pjesë në aksionet e pastrimit, por në të njëjtën kohë duke u treguar më të përgjegjshëm tek hedhja e mbeturinave.
“Shkugëza, sinonimi ynë i qetësisë e ajrit të pastër, aktivitetit sportiv dhe gëzimit familjar ka nevojë për ta vlerësuar më shumë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Aksioni për pastrimin e Shkugëzes nis në ora 10:00./kp/Telegrafi/