Krijimi i lagjeve të reja në Prishtinë vazhdon që nga paslufta. Por, infrastruktura mbetet problem për banorët.
Në mesin a atyre që përballen me të tilla probleme janë edhe banorët e rrugës “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Hapësira ku ata jetojnë kutërbon nga era e kanalizimit që derdhet mbi tokë e përskaj rrugës.
Banorët e lagjes thonë se janë të lodhur nga kjo gjendje dhe se pothuajse çdo muaj bëjnë kërkesa në Komunën e Prishtinës për zgjedhjen e këtij problemi.
Nezir Shahini, banor në këtë pjesë, shprehet se është e turpshme që 16 vjet të mos ndërmerret asgjë për rregullimin e kanalizimit. /Gazeta Tribuna/