Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar Shoqatën Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, se Qeveria që ai drejton do të jetë e përkushtuar në mbështetje të kategorive të dala nga lufta e Kosovës, si dhe viktimat civile.
Ai gjatë një takimi me kreun e kësaj shoqate, Mustafë Prenku, është njoftuar për punën e kësaj shoqate si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet.
Prenku tha se ka të evidentuara 500 raste të dhunës seksuale dhe se rreth 400 i ka paraqitur edhe në EULEX.
Prenku ka kërkuar nga kryeministri që kjo shoqatë të përfaqësohet në komisionin qeveritar për identifikimin dhe verifikimin e statusit të kësaj kategorie.