Telegrafi

Rreth 400 punonjës rezultojnë pozitivë me coronavirus në një thertore në Gjermani

Rreth 400 punonjës rezultuan pozitivë me coronavirus në një thertore në Gjermaninë veriperëndimore, njoftuan autoritetet të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fabrika e përpunimit të mishit “Rheda-Wiedenbruck”, në rajonin e Gutersloh, drejtohet nga firma kryesore për përpunimin e mishit në Gjermani, “Tonnies”.

Më shumë se 1,000 punëtorë iu nënshtruan testimit, dhe rezultatet e 500 testeve u publikuan të mërkurën, prej tyre të paktën 400 punonjës rezultuan pozitivë me coronavirus.

Ndryshe, rezultatet e fundit, kanë nxitur autoritetet lokale të mbyllin fabrikën, dhe të pezullojnë të gjitha shkollat, përfshirë qendrat e kujdesit ditor në rajon. /Telegrafi/